Rezultatet e zgjedhjeve në Amerikë, indikator i shëndetit demokratik

04 nëntor 2024 | 14:04

Dr. Sc. Salihe Salihu

Historikisht është i njohur fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prijëse të demokracisë në botë dhe këtë diskurs e kanë shenjtëruar diskursin politik amerikan që karakterizohet me frymë demokratike si brenda Amerikës dhe jashtë saj.

Mirëpo, kruciale në fuqizimin e demokracisë në SHBA në këto zgjedhje është fitorja e një presidenti që promovon mbrojtjen e vlerave demokratike.
Bazuar në teoritë demokracisë në modelin e demokracisë direktet vota e popullit është e shenjtë por ja që populli amerikan ka vendos një sistem presidencial të modelit me demokraci indirekte. Sipas këtij sistemi zgjedhjet kalojnë nëpër një proces të ndërlikuar demokratik, pra jo demokraci direkte por demokraci indirektet, dhe që fituesi i zgjedhjeve përcaktohet nga votat e Kolegjit Elektoral. Në fakt, nga ky lloj proces pësoj disfatë Hillary Clinton që fitoj si president me numrin e votave popullore mirëpo Kolegji Elektoral përcaktoj fitues Donald Trump.

Pritshmëria e rezultateve të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas një vlerësim me pikënisje nga vlerat e demokracisë mund ta analizojmë në disa këndvështrime. Shikuar nga paraqitja e dy kandidatëve në garë për president shihet qartë se është përcjell me diskurs tejet të polarizuar dhe premtime kundërthënëse, veçanërisht në disa dimensione: në raport me avancimin e rolit të gjinisë femëror; në raport me politikat e imigracionit; në raport me politikat e jashtme.

Prandaj, koncentrim në këto zgjedhje presidenciale në mirëmbajtjen e shëndetit të demokracisë fokusohet në dimensione specifike. Fillimisht, në këndvështrim të perspektivës feministe fitorja e Kamala Harris, me prejardhje afroamerikane, versus Donald Trump do të ishte një vitaminë e fuqishme për demokracinë dhe do të lehtësonte mirëmbajtjen e vlerave të demokracisë. Me fitoren e Kamala Harris do të dëshmohej se mbrojnë të drejtat e grave dhe se vërtetë amerikanët luftojnë për vënien në jetë të barazisë gjinore. Në fakt, populli amerikan gjatë zgjedhjeve 2016-të tregoj qartë që dëshiron dhe përkrah vlerat e barazisë gjinore dhe votoi për Hillary Cliton, e cila kishte epërsi mbi 66 milionë vota popullore kundrejt kandidati Donald Trump, por që pësoj humbje nga votat e Kolegjit Elektoral.

Humbja e zgjedhjes së Hillary Clinton si president tregoj brishtësinë e demokracisë dhe që sa lehtë demokracia mund të bie në krizë. Rrjedhimisht, mendimi racional thotë se rezultati zgjedhor kësaj radhe do avancoj pozitën e femrës dhe që fitorja kësaj radhe do t’i përket Kamala Harris. Nëse epilogu i rezultateve do jetë në favor të Harris do ndikonte për shëndetin e demokracisë përmes stimulimit për avancimin e barazisë gjinore, si vlerë themelore të demokracisë.

Kurse, në raport me politikat e imigracionit, po ashtu, kandidatët për president të SHBA-ve paraqesin politika diametralisht të kundërta.
Kamala Harris përkrah një sistem më njerëzor për të rregulluar dhe ofruar mënyra të reja për imigrantët në mënyrë që ata të mund të hyjnë në SHBA në mënyrë të ligjshme.

Ndërsa, Donald Trump ka hyrë në garë presidencial me një premtim për të pastruar tokën amerikane nga rrjetet kriminale të imigrantëve dhe se do të përdor ligjin e vitit 1798 për të dëbuar imigrantët pa dokumente që rezultojnë të përfshirë në botën e krimit.

Gjithashtu, rreth politikës së jashtme kandidatët kanë divergjenca të thella në premtimet e tyre për të udhëheq marrëdhëniet me shtetet tjera e që aktualisht është pikë mjaft sensitive përball krizës botërore.

Ndonëse në Amerikë ekziston një Këshill Kombëtar që dizajnon politikën e jashtme megjithatë presidenti ka fuqi suprem, si komandat ushtrie dhe kryeministër, për të stimuluar vendimet. Por fatmirësisht, vendimet e presidentit mund t’i rrëzoj Gjykata Kushtetuese e cila vepron sipas parimit “Checks and Balances” me qëllimi që të ruhet balanca e veprimit të organeve më të larta të shtetit.

Kështu që, në këtë garë presidenciale, edhe diskursi i politikës së jashtme është një përplasje e ashpër mes dy kandidatëve. Kamala Harris premton ndihmën ndaj Ukrainës dhe Izraelit me qëllim të uljes dhe evitimit të rrezikut për përhapjen e luftës dhe ruajtjen e paqes e sigurisë në botë. Derisa Donald Trump kërkon shfuqizimin e mbështetjes kundrejt vatrave që paraqesin rrezikim potencial të paqes në botë duke kërkuar shkurtim të ndihmave financiare.

Shikuar nga diskursi politik që e kanë shpërfaq kandidatët presidencial mund të konkludojmë që definitivisht fitorja e Kamala Harris do të ndikonte në shëndetin e demokracisë dhe do të fuqizonte sidomos në dy ingrideinecat e parimeve demokratike në aspektin; gjinor, etnik e gjithashtu në mirëmbajtjen e politikave humane për imigrantët dhe uljen e rrezikut të përhapjes së luftërave në disa vatra të rrezikuara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, në…