Rezultatet në PISA, Sherifi kritikon qeverinë: Nuk e ka mendjen të mësimi, por të largimi nga ‘shteti i përkohshëm’
05 dhjetor 2023
| 14:11
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar rezultatet e dobëta të Kosovës në testin PISA.
Ai ka kritikuar qeverinë Kurti për këto rezultatet.
Sipas tij, partia në pushtet nuk i ka mend te mësimi, por te largimi nga “shteti i përkohshëm”.
“Natyrisht në fund, sepse, fatkeqësisht, shumica nuk i ka mend të mësimi, por të largimi nga ‘shteti i përkohshëm’ në një shtet të përhershëm, si Gjermania, Zvicra, Franca, Belgjika, Austria, etj!”, ka shkruar ai Sherifi në “Facebook”.