Rezultatet paraprake në Turqi, kush prin nga numërimi i mbi gjysmës së votave totale
28 maj 2023
| 17:45
Recep Tayyip Erdogan po prin me 55.8% në garën për president të Turqisë, kur janë numëruar 55.1% e kutive.
Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu, thotë se presidenti aktual kryeson garën me 55.8 për qind, ndërsa kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu ka 44.2%.
Me të përfunduar votimi, presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u ka kërkuar mbështetësve të tij që “t’i mbrojnë kutitë e votimit”, raporton Al Jazeera.
Votimi i balotazhit shkoi kryesisht pa probleme dhe pjesëmarrja ishte “e shëndetshme”, sipas korrespodentit të Al Jazeera.