Rezultatet paraprake: Një toksinë natyrale mund të ketë vrarë qindra elefantë në Afrikë

31 korrik 2020 | 16:48

Në Botswana kanë dalë rezultatet e testeve paraprake të bëra për të zbuluar arsyen pas ngordhjes së më qindra elefantëve.

Duket se shkak për ngordhjen e tyre mund të ketë qenë një toksinë natyrale, i tha një zyrtari i lartë i botës së egër agjencisë së lajmeve Reuters.

Ishte pamundur që një sëmundje infektive të qëndronte pas ngordhjes tronditëse të të paktën 281 elefantëve, shtoi Cyril Taolo, ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit të botës së egër dhe parqeve kombëtare.

Zyrtarët prej më shumë se dy muajsh kanë tentuar që të gjejnë shkakun pasi kufomat e para në rajonin Okavango Panhandle. Hetimet fillestare dukej se përjashtonin shkaqet e zakonshme si gjuetia dhe helmimi nga ana e njerëzve.

“Ne kemi marrë rezultate nga vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe deri më tani rezultatet tregojnë se nuk ka shumë gjasa që shkaku të mund të jetë një patogjen infektiv,” tha Taolo.

“Vëmendja jonë kryesore … tani është në hetimin e faktorëve më të gjerë të mjedisit, siç janë toksinat e prodhuara natyrisht nga bakteret që gjenden në mjedis, siç janë trupat e ujit.”

Qeveria e vendit ka dërguar mostra në laboratorët në Botswana, Afrikën e Jugut, Zimbabve dhe Shtetet e Bashkuara për teste.

Ndërsa javën e kaluar ishin gati rezultatet nga testet e zbulimit bakterial dhe toksikologjisë në Botswana, testet histopatologjike në Afrikën e Jugut dhe testet e zbulimit bakterial dhe histopatologjisë në Zimbabve.

Taolo tha se rezultatet e toksikologjisë priten së shpejti nga Afrika e Jugut. /abcnews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra qytete në Lindjen e Mesme janë duke u përballur…