Rezultatet pas pjesës së parë në katër ndeshjet e Superligës
05 maj 2019
| 16:54
Kanë përfunduar pjesët e para na katër ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra që po lufton për titull të kampionit, Llapi është duke fituar ndaj Trepçës ’89 (2-1). Mysafirët shënuan të parët nëpërmjet Lassine Traore, në minutën e 17-të. Katër minuta më vonë rezultatin e barazoi Ahmed Januzi. Në fund të pjesës së parë për Llapin shënoi Behar Maliqi për rezultatin 2-1.
Liria është duke luajtur baras me Ferizajn (1-1), kurse Ballkani ka shënuar dy gola në ndeshjen ndaj KEK-ut (0-2). Gjilani-Flamurtari është ndeshja e vetme që nuk ka sjell gola pas pjesës së parë.
/Epoka e re/