Rezultatet pas pjesës së parë në pesë ndeshjet e Superligës

23 maj 2021 | 15:53

Kanë përfunduar pjesët e para në pesë ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Ballkani e mbyllën pjesën e parë me rezultat të barabartë 2-2. Daku shënoi dy golat për mysafirët, derisa për vendasit realizuan Besnik Krasniqi dhe Endrit Krasniqi.

Fitore po shënon edhe Drita në përballje me Arberinë (1-0), golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Festim Alidema. Tri ndeshjet tjera u mbyllen me rezultat 0-0.

Superliga

Prishtina – Ballkani        2-2
Drita – Arbëria                 1-0
Llapi – Feronikeli            0-0
Trepça ’89 – Drenica      0-0
Besa-Gjilani                     0-0

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shënuar goli i katërt në ndeshjen Prishtina-Ballkani. Prishtina e…