Rezultatet pas pjesës së parë në Superligë
24 shkurt 2019
| 13:51
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO Superligës në futboll.
Feronikeli është duke e mundur skuadrën e Llapit në derbin që po zhvillohet në Drenas (1-0), autor i golit ishte Mendurim Hoti, në minutën e 30-të. Me rezultat identik po fiton edhe Prishtina ndaj Lirisë, kurse golin për kryeqytetasit e ka shënuar Gauthie Mankenda (2’).
Kampionia aktuale e Superligës, Drita është duke pësuar humbje nga Trepça ’89. Në minutën e 14-të, Hasan Hyseni ka realizuar për 1-0.
/Epoka e re/