Rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut shpallen të enjten
01 dhjetor 2020
| 12:31
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se beson që rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve do të mund të shpallen të enjten, pasi të bëhet numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë.
Numri i votave nga këto kategori është i ulët sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.