Rezultatet preliminare në Lipjan: LV e para, LDK e dyta, PDK e treta
10 shkurt 2025
| 00:22
Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan ka fituar shumicën e votave, në zgjedhjet e sotme.
Nga rezultatet preliminare të numërimit të votave, LVV-ja mori 11 mijë e 253 vota.
E dyta u rëndit LDK-ja, me 8,255 vota, ndërkaq e treta PDK-ja me 7,517.
Koalicioni AAK-NISMA mori 668 vota, ndërkaq Lista për Familjen mori 322 sosh. Ndërsa 409 vota u shpallen të pavlefshme.