Rezultati i PISA-s, Krasniqi: Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të rezultatit të PISA-s, ku Kosova është renditur gati në fund të listës.
Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se analfabetizmi qeveritar është duke i prekur edhe shkollat.
“Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona – në testin PISA, Kosova më keq se më 2014 e 2018. Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme! Në secilën fushë ka rënie drastike të pikëve, krahasuar me vitin 2014 dhe vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit testi PISA. Ne e kemi ditur, por tashmë edhe po dëshmohet, se qëllimi i kësaj qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore e as përmirësimi i jetesës së qytetarëve tanë. Analfabetizimi qeveritar, fatkeqësisht, tashmë po shkatërron edhe shkollat tona!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.