![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/Milazim-Krasniqi.jpg)
Rezultati i zgjedhjeve, Krasniqi: Tashmë vetëm duhet të presim radhën që ta paguajmë faturën
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka bërë me dije se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka shpërfaqur edhe dozë të histerisë antiameriane të partisë fituese.
Ai ka vlerësuar se tashmë vetëm duhet të pritur në radhë që ta paguhet fatura për kryeneçësinë në raport me ShBA-të.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se Kurti do ta paguajë faturën e vet, kurse Kosova të veten.
“Me këtë rezultat të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, që shpërfaqi edhe një dozë të histerisë antiameriane të partisë fituese, ne tashmë vetëm duhet të presim radhën që ta paguajmë faturën për kryeneçësinë në raport me ShBA-në, NATO-n e BE-në. Ka dy fatura, Kurti e paguan të veten, Kosova të veten. E sigurt është që fatura e Kosovës do të jetë shumëfish më e rëndë”, ka shkruar Krasniqi.