Rezultati në Testin e Arritshmërisë, 50.75 për qind
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar të enjten rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 50.75 për qind.
Në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54.4, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe 57.5 për qind, Gjuhë angleze 74.1 për qind, Histori 42.1 për qind, Gjeografi 50.5 për qind.
Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47.1 për qind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë 46.8 për qind, Informatikë 52.1 për qind, Fizikë 45 për qind, Kimi 41.3 për qind dhe Biologji 51.2 për qind.
Testit të Arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta.