Rezultati pozitiv arrihet me vullnet politik, kurajë dhe pragmatizëm

18 mars 2023 | 10:35

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se bisedimet në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të prodhojnë “rezultat pozitiv” nëse palët tregojnë “vullnet politik, kurajë dhe pragmatizëm”.

“Nga kjo do të përfitonin të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Mbretëria e Bashkuar mbështet ndërmjetësuesit e BE-së dhe është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Abbott në Twitter.

Vendi i tij e ka mbështetur propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të flas…