Rezultati zgjedhor dhe mungesa e lidershipit në PDK tregojnë qartë së duhet ndryshime!

16 shkurt 2025 | 11:59

Shkruan: Astrit Gashi

Më shumë vota sollën fotografitë e Thaçit e Veselit se lidershipi aktual!
Rezultatet zgjedhore po tregojnë një pamje të trazuar për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Votuesit tregojnë se mungesa e lidershipit brenda partisë është evidente dhe duhet reformë totale!
Në disa zona, për shembull në Mitrovicë, kandidati për kryeministër Bedri Hamza duhet të japë llogari për disfatën katastrofale. Në anën tjetër, në Prishtinë, Memli Krasniqi nuk ka përmbushur pritjet e qytetarëve, duke sugjeruar se nuk ka një drejtim të qartë në kryesinë qendrore të partisë e cila dështimin po tenton të paraqes si fitore!
Zgjedhjet në Drenas kanë shënuar se kjo zonë vazhdon të jetë bastioni kryesor i PDK-së, ku lista e partisë duket se ka marrë një numër votash të njëtrajtshme pa dallime të dukshme. Në këtë kontekst, Petrit Hajdari është kandidati që ka mbledhur më shumë vota, duke pritur se ai do të ketë përgjegjësinë për të udhëhequr dhe përfaqësuar popullin në nivelin qendror. Këtë besim nëse nuk e përdorë votuesi si e ka ngritë ashtu dhe do të ndëshkoj!
Nga ana tjetër, Skenderaj po tregon se ka vota të shpërndara në mënyrë të dirigjuar, duke nënkuptuar se mekanizmat e brendshëm të partisë po manipulojnë rezultatet në përfitim të interesave të caktuara. Në Prishtinë, dega e partisë po përpiqet të paraqesë veten si një degë e veçantë, ku nga 116,600 vota të mundshme, mbi 20,000 kanë ardhur si rezultat i votimeve të të gjithë deputetëve të zonave, gjë që tregon se ka një defekt në përfaqësim dhe strategjinë organizative.
Gjithashtu, fjalët e liderëve të partisë dhe mënyra se si paraqiten rezultatet zgjedhore tregojnë se liderët e PDK-së nuk kanë vendosur një strategji të qartë për përfaqësimin e qytetarëve. Salë Jashari, femra më e votuar e partisë, duhet të ketë funksion të caktuar në parti!
Në përfundim, sfida kryesore e PDK-së është të rigjallërojë lidershipin e saj, të përmirësojë mekanizmat e brendshëm të organizimit dhe të sigurojë që çdo rezultat zgjedhor reflekton vullnetin e të gjithë qytetarëve, pa manipulime dhe me transparencë të plotë. Vetëm në këtë mënyrë do të ruhet besimi i popullit dhe do të ndihmohet ndërtimi i një të ardhmeje më të ndritur për Kosovën.
Posti i kryeministrit me këtë përfaqësim nuk mund të arrihet kur partia fituese e zgjedhjeve ka diferencë votash sa ka gjithë PDK-ja e cila me shumë ka luftuar veten e saj se sa kundërshtarët!
Zgjohuni dhe jepni meritën atyre që ju sollën deri këtu! Populli tregoj me votë se nuk jeni reformuar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Mynih ka takuar një…