Rezultati zgjedhor nuk ka qenë i pritshëm për ne
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, e ka quajtur të papritshëm rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ka thënë se koalicioni AAK-PSD ka pritur rezultat shumë më të mirë bazuar në punën e qeverisë Haradinaj.
Në këtë intervistë dhënë për gazetên “Epokaere”, Berisha ka deklaruar se çështjet prioritare për popullin e Kosovës, sidomos zhvillimi ekonomik dhe punësimi, kanë qenë determinuese për rezultatin zgjedhor.
Ai ka thënë se AAK-ja do të jetë parti opozitare dhe do të luajë rol konstruktiv.
Sipas Berishës, AAK-ja do të jetë kujdestare e moscenimit të interesave nacionale, sidomos ndaj mosndryshimit të kufijve, moskrijimit të asociacionit me rol ekzekutiv dhe ndaj aspekteve të tjera që e bëjnë jofunksionale.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)