Rezulton negativ i dyshuari për coronavirus nga Vushtrria
16 mars 2020
| 19:30
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka sqaruar se një rast i dyshuar me koronavirus nga kjo komunë ka rezultuar negativ.
“Lajm i mirë! Rasti i dyshuar për koronavirus nga Vushtrria rezulton negativ. Faleminderit Zot! #rriNshpi Panik JO, Kujdes PO”, shkruan Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 15 raste me koronavirus.
https://www.facebook.com/xhafer.tahiri/posts/10159315983432977