Rezulton negativ në testin COVID-19 zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, Kurti del nesër nga vetizolimi

11 maj 2020 | 18:15

Ka rezultuar negativ në testin për coronavirus zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, për të cilin dyshohej se ishte prekur nga ky virus.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. “Rezultatet kanë dalë negative për zyrtarin të cilin kemi pasur dyshime, por duhet të kemi kujdes të shtuar. Kryeministri Kurti nesër do të del nga vetizolimi”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka treguar  se është futur në vetizolim, për shkak se kishte pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili ka pasur po ashtu kontakt të ngushtë me një të infektuar me coronavirus.

Mirëpo,  përveç Kurtit në vetizolim është futur edhe stafi i ngushtë i Zyrës së Kryeministrit. Po ashtu në izolim janë edhe ministri i MIE-së, Blerim Rreka dhe stafi i tij./Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë mbi 70 vjeç nga Peja, të hënën, ka…