Rezultuan me tuberkulozë, asgjësohen gjashtë gjedhe
07 tetor 2024
| 20:27
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se i ka asgjësuar gjashtë krerë gjedhe, për shkak se sipas matjeve kishin rezultuar pozitivë në sëmundjen e tuberkulozit.
Sipas AUV-it, kafshët ishin gjetur në komunën e Vitisë, konkretisht në fshatrat Lubishtë dhe Beguncë.
“Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe udhëzimin Administrativ për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit, brucelozës dhe leukozës tek gjedhi. Komisioni profesional ka nxjerr vendim për asgjësimin e menjëhershëm të kafshëve për të penguar përhapjen e sëmundjes”, thuhet në njoftimin e AUV-it.