Riakreditohet Universiteti ‘Haxhi Zeka’
02 korrik 2020
| 11:02
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), duke u bazuar në raportin e ekspertëve ndërkombëtar, në mbledhjen e mbajtur më 25 qershor ka marrë vendim që ta riakreditojë Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, për tre vitet e ardhshme.
Ky raport pozitiv vjen si rezultat i një pune të pandalshme të menaxhmentit, stafit akademik, administrativ, studentëve dhe bashkëpunëtorëve të këtij institucioni, të cilët janë përkushtuar maksimalisht që UHZ-së t’ia rikthejnë akreditimin.
Me këtë vendim, UHZ-së i mundësohet që të bëjë pranimin e studentëve të rinj, në pesë njësitë akademike të tij.
Rektori i UHZ-së prof. dr. Fadil Millaku, ka uruar stafin dhe studentët, duke falënderuar të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë kontribuuar në arritjen e këtij suksesi.