Ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë vendosi themelet e Evropës së bashkuar
03 tetor 2020
| 13:00
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë vendosi themelet e Evropës së bashkuar.
Thaçi ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova me krenari ndan vlerat e unitetit, lirisë dhe demokracisë me aleatët e saj evropianë.
“Ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë vendosi themelet e Evropës së bashkuar. Kosova me krenari ndan vlerat e unitetit, lirisë dhe demokracisë me aleatët e saj evropianë dhe mbetet e përkushtuar për kultivimin e mëtejmë të këtyre vlerave në funksion të garantimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për çdo qytetar”, ka shkruar Thaçi.