Ribashkohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
Sipas mediave të huaja rozë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë ribashkuar jo si miq, por më shumë, pas më shumë se 17 vitesh kur i dhanë fund fejesës së tyre.
“Ajo kaloi një kohë të mirë me Ben”, tha një burim për “People”. “Jennifer është e lumtur me të dhe i pëlqen të kalojnë kohë bashkë”. Udhëtimi i dyshes në Montana ndodhi rreth një javë pasi ishin fotografuar jashtë shtëpisë së saj në Los Angeles në fund të Prillit.
“Ata kanë një lidhje të fortë. E gjitha ka qenë e shpejtë dhe intensive, por Jennifer është e lumtur”, vijon më tej burimi, i cili është pranë çiftit. Ata më pas u panë duke arritur përsëri në Los Angeles me një avion privat.
Lopez dhe Affleck u fejuan në 2002-in, kur luanin në filmat “Jersey Girl” dhe “Gigli”. Ata e shtynë ditët e martesës së tyre në 2003-in, më pas u ndanë zyrtarisht deri në Janar të 2004-ës.