Ribery kërkohet nga ish-skuadra
24 dhjetor 2018
| 17:11
Bayern Munchen triumfoi 3-0 në Frankfurt të shtunën dhe dy gola i shënoi Franck Ribery, i cili është në formë spektakolare dhe ka shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e fundit.
Pas ndeshjes trajneri Niko Kovaq i bëri komplimente, por kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me planet e klubit. Kontratë të re nuk ka, të paktën për momentin.
Ndërkaq, interesimi për francezin është i madh, të paktën nga klube që nuk u përkasin kampionateve të elitës në Evropë. E përditshmja turke “Fanatik” raporton se interesim për francezin ka shprehur ish skuadra e tij, Galatasarayt.