Ribery nuk dëshiron të largohet nga Bayerni
16 shkurt 2019
| 11:05
Arjen Robben dhe Rafinha pritet të largohen në fund të kampionatit nga Bayern Muncheni, kurse Franck Ribery dëshiron ta rinovojë kontratën me skuadrën “bavaraeze”.
“Këtu kam shpenzuar dy të tretat e karrierës sime. Kjo mes nesh është një histori e madhe dashurie dhe nuk dua të përfundoj”, ka thënë 35-vjeçari, i cili është pjesë e Bayernit që nga viti 2007.
“I jam shumë mirënjohës këtij klubi që më pranon pa kushte. Nuk do ta tradhtoja kurrë Bayernin duke zgjedhur një klub tjetër”, ka deklaruar Ribery.