
Ribery tregon se si u pensionua: Doktorët pothuajse më prenë këmbën
Legjenda franceze e Bayern Munchen, Franck Ribery, zbulon incidentin që e bëri atë të “varte këpucët” në vitin 2022. Në një intervistë zbuluese për “L’Equipe”, 41-vjeçari tani tregon arsyen e përfundimit të karrierës së tij në mes të një sezoni me Salernitana.
“Gjuri im po bëhej gjithnjë e më i dhimbshëm. Testet treguan se nuk më kishte mbetur kërc. Unë u operova në Austri. Operacioni shkoi mirë. Megjithatë, problemi lind pesë muaj pas operacionit. Pothuajse pesë muaj më vonë, pata një infeksion të rëndë. Mora tableta për dy muaj”, ka thene Ribery.
“Infeksioni më kishte ngrënë. Ishte aq i keq sa gjithë këmba ime kishte vrima në të. Më thanë se isha infektuar me ‘Staphylocoçus aureus’. Unë isha në spital në Austri për dymbëdhjetë ditë. Ishte shumë e frikshme. Ata pothuajse ma prenë këmbën”, ka shtuar Ribery.