Ribotohet për herë të katër “Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit

07 prill 2025 | 16:03

Romani “Eskadronët e vdekjes : kronikë e një kasaphane” i autorit Bardhyl Mahmuti është ribotuar për herë të katër.

Edhe ky edicion është botuar mijëra ekzemplarë dhe ka nisur, nëpërmjet miqve të autorit, veçanërisht mikut të tij Nexhat Mujotës, Qendrës Gjenocidi në Kosovë “Plagë e hapur” dhe agjencisë “Eliot Trans” nga Ferizaj, të shpërndahet nëpër Evropë, kryesisht në qendrat e diasporës shqiptare.

Disa herë këtë roman, të cilën kritika letrare e ka mirëpritur mirë, autori e ka përuruar në disa qytete të mëdha evropiane. Po ashtu, edhe në Prishtinë.

Vlen të veçohet se më 7 maj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës autori Bardhyl Mahmuti do ta përurojë librin “Ushtria  çlirimtare e Kosovës në shënjestër të vazhdueshme”, të cilin e ka botuar në fund të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite ka njoftuar një pezullim të përkohshëm të dhënies…