Ricciardo largohet në fund të sezonit nga McLaren

25 gusht 2022 | 13:39

Piloti australian Daniel Ricciardo do të largohet nga McLaren në fund të këtij sezoni. Lajmin e konfirmoi makina britanike, duke bërë me dije se palët do të ndahen pas dy vitesh bashkëpunim, ku Ricciardo nuk u ngjit asnjëherë në lartësinë që pritej.

Australiani kishte edhe një vit kontratë me McLaren, por palët e kanë zgjidhur atë në mënyrë konsensuale. Me McLaren, Ricciardo arriti vetëm një fitore, sezonin e kaluar në Formula 1, në pistën e Monza.

“Së shpejti do të konfirmojmë pilotin e ri për vitin 2023”, ka njoftuar makina britanike. Daniel Ricciardo, 33-vjeç, numëron 223 gara në Formula 1, një nga veteranët e këtij sporti. Ai ka fituar 8 gara dhe është ngjitur në podium në 32 gara.

“Për mua ishte privilegj të garoja me këtë makinë. Ende nuk e kam vendosur se cila do të jetë e ardhmja ime. Besoj se së shpejti do të marr një vendim, nëse do të vijoj të garoj në Formula 1 apo jo”, u shpreh Daniel Ricciardo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e lartë e Tajlandës ka pezulluar nga detyra zyrtare…