Ricciardo: Të gjithë skenarët janë të mundshëm

07 shtator 2022 | 11:39

Daniel Ricciardo nuk do të jetë pjesë e McLaren në vitin 2023. Sezoni i ardhshëm në Formula 1 është i paqartë për pilotin Daniel Ricciardo, i cili nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin me McLarenin.

33-vjeçari ka folur së fundmi për planet e tij dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që të nënshkruajë si pilot zëvendësues për ndonjë skuadër. “Jam goxha i hapur për të gjitha skenarët. Mendoj se ka të mira dhe të këqija nga të gjithat. Ka të mira edhe nëse pushoj nga F1 për pak kohë. Aktualisht, 18 muajt e kaluar kanë qenë më shumë sfidues, kështu që ndoshta pak kohë larg do të jetë e mirë”, ka thënë Ricciardo.

“Por, pastaj, të qëndroj aktiv është mirë. Kjo është pse dua t’i dëgjoj të gjitha ofertat. Edhe nëse është si rezervist. Nuk dua të jem krenar dhe të them se jam shumë i mirë për atë”, ka shtuar australiani.

Daniel Ricciardo këtë edicion është i 13-ti në ranglistën e përgjithshme të Formulës 1. Ai ka grumbulluar 19 pikë këtë edicion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë…