Më pas luajti në dy filma ku, pavarësisht se ishte në mesin e të 20-ave, kishte rolet e adoleshentëve. The Guinea Pig (1948) sot duket më shumë si dokument historik: Attenborough luan djalin e një duhanxhiu që fiton bursën për një shkollë publike. Ai përputhet me sistemin – nuk është një fabul e progresit social. Më pas bëri një reagim disi më realist, te Boys in Brown (1949), për jetën në shërbim korrektues. Gjithashtu edhe ky film ka vlerë historike dhe, me aktorin Dirk Bogarde si një nga të burgosurit e tjerë, vështirë se mund të cilësohet si realizim inferior.
Nga vitet 1950, jehona e luftës dhe paraqitjet e jetës në shërbim ushtarak, bëheshin elementi kryesor i kinemasë britanike dhe Attenborough shfaq shkathtësinë e vet në disa prej tyre. Roli i tij, së bashku me John Millsin, në filmin thellësisht të errët Morning Departure (1950) – për burrat e bllokuar në një nëndetëse të dëmtuar – tregon aftësitë e tij duke e luajtur dikën që pajtohet me faktin se do të vdesë. Përvoja e tij në lojërat spekulative ishte e dobishme te The Ship That Died of Shame (1955), në lidhje me një anije të Marinës Mbretërore të përdorur për kontrabandë. Më vonë atë dekadë, e luajti civilin që kupton se duhet të bëjë çmos për evakuimin në Dunkirk – në filmin me të njëjtin emër [Dunkirk, 1958]. Gjithashtu, e luajti një problematik në filmin e vitit 1958, Sea of Sand, i vendosur në Afrikën e Veriut në prag të Betejës së El Alameinit, që është një nga filmat më të nënvlerësuar të zhanrit.
Kishte ushtruar rolin e një ushtari cinik dy vjet më parë në Private’s Progress (1956), në të cilin i befasoi ata që ishin mësuar me shfaqjet e tij të zellshme dramatike, duke shfaqur një talent serioz për komedinë. E zhvilloi më tej atë talent: mishërimi i tij më i mirë i spekulantit ishte në I’m All Right Jack (1959), një kryevepër absolute dhe fryti më i dukshëm i lidhjes së tij të gjatë me dyshe e regjisorëve – vëllezërve Boulting. Në vitin 1960, dhe ndoshta në kundërshtim me prirjet e tij të qendrës së majtë, Attenborough luajti një burrë të persekutuar nga sindikata, në filmin The Angry Silence – një version ky tragjik i I’m All Right Jack: në aspektin e historisë shoqërore britanike, të dy këta janë filma shumë të rëndësishëm.
Në fund të viteve 1950 luajti njerëzit mendërisht të çekuilibruar në The Man Upstairs (1958) dhe Jet Storm (1959). Por, në një nga filmat e tij të mëvonshëm, pas epokës njëngjyrëshe, dha një rol suprem të së keqes, në 10 Rillington Place (1971), si vrasësi masiv dhe nekrofili John Christie. Ky është ndoshta roli i tij më i mirë; dhe, duke argumentuar se Christie vrau gruan dhe foshnjën e Timothy Evansit, për të cilën Evansi u var, ai është filmi kryesor kundër dënimit me vdekje. Por, ajo që duhet të kujtojmë në 100-vjetorin e tij është se, pavarësisht nga fushatat e tij politike, ishte një aktor i shkëlqyer, puna e të cilit edhe sot është aq imponuese, siç ka qenë edhe më parë. /Telegrafi/