Richard Gere martohet për herë të tretë
05 qershor 2018
| 10:26
Richard Gere është martuar për herë të tretë. Aktori i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me të dashurën 33 vjet më të re, Alejandra Silva.
68-vjeçari u shpreh se është njeriu më i lumtur në univers. Ylli i “Pretty Woman” ka zhvilluar ceremoninë martesore në fermën e tij jashtë Nju Jorkut. “Unë jam njeriu më i lumtur në univers”, ka deklaruar Gere në një intervistë për “Hello!”