Richard Grenell demanton Arben Gashin
Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mohuar deklarimet e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi se ai kishte kërkuar rrëzimin e Qeverisë Kurti 1.
Grenell ka thënë se nuk janë pajtuar me politikat e Kurtit, por që nuk kanë bërë asnjë presion për rrëzimin e tij nga pushteti.
“Kjo është e gabueshme, 100 për qind e gabueshme. Duhet t’i kërkoni mesazhet nëse dëshironi t’i shihni. Njerëzit të cilët kanë mesazhe duhet t’i tregojnë. Ne nuk kemi bërë kurrfarë presioni për rrëzimin e Kurtit, përveç që kemi kërkuar të implementohen politikat që ne mendojmë që janë në dobi të Kosovës”, ka thënë Grenell në një intervistë për Rtv Dukagjin.
Pretendimet e Arben Gashit, i ka mohuar edhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’.