Richard Grenell punësohet si analist në Newsmax
17 dhjetor 2021
| 10:28
Televizioni konservator i lajmeve Newsmax, njoftoi të mërkurën se ka punësuar ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të Donald Trump, Richard Grenell si zv/president të televizionit dhe po ashtu si analist.
Lëvizja vjen pasi Newsmax përballet me rishfaqjen e Fox News në 2021 si rrjeti dominues në rrjetin kabllor, veçanërisht në mesin e shikuesve konservatorë pro Trump.
Ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, vazhdon të jetë aktiv në politikë.
Grenell, disa javë më parë qëndroi në një vizitë në Ballkanin Perëndimor, raporton Paparaci. Vizitat e tij në Ballkan, përfshinë edhe një të tillë në Kosovë.
Ai, konsiderohet si një nga figurat më me ndikim në kampin e Partisë Republikane në ShBA.