“Richard Grenell, të hënën e ardhshme në Kosovë!”

03 mars 2025 | 21:19

“Richard Grenell, i dërguari për misione të veçanta të SHBA-së të vijë sot një javë në Kosovë, jozyrtarisht nga informacionet që i kam”, ka thënë Sadiku.

Sadiku ka theksuar se ardhja e Grenell në Prishtinë nënkupton një lëvizje të re të SHBA-ve në raport me Kosovën.

“Për çfarë arsye mund të vijë në Prishtinë, kjo mbetet pikëpyetje por ardhja e tij në Prishtinë nënkupton një lëvizje të re të SHBA-ve në raport me Kosovën. Kjo padyshim mbetet të konfirmohet”, ka thënë Sadiku.

Ndryshe, presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka emëruar Richard Grenell si të dërguar për misione të veçanta në dhjetor të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave me…