Richarlison: Çdo lojtar ëndërron të luajë për Realin

15 qershor 2023 | 12:19

Richarlison ka zbuluar se do të ishte “ëndërr” të vishte fanellën e Real Madridit, por pranoi se ai ende duhet të tregojë pse Tottenham Hotspur pagoi para të mëdha për ta nënshkruar nga Everton.

Në konferencën për shtyp me kombëtaren e tij, braziliani komentoi në lidhje me transferimin e mundshëm në “Santiago Bernabeu”. Ai pranoi që çdo lojtar ëndërron të veshë fanellën e gjigantit spanjoll.

“Lidhje me Real Madridin? Sigurisht, çdo lojtar dëshiron të veshë fanellën e Real Madridit, është klubi më i madh në botë. Por unë kam një klub, një kontratë, duhet të dëshmoj pse më blenë për një çmim të lartë. Por çdo lojtar ëndërron të luajë për Real Madridin”, ishin fjalët e Richarlison.

Kujtojmë që sulmuesi brazilian kaloi në Tottenham më 1 korrik të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka…