Richarlisoni, Carragherit: Laje gojën para se të flasësh për mua

20 maj 2022 | 12:13

Futbollisti i Evertonit, Richarlison polemizoi me ish-mbrojtësin e Liverpoolit, Jamie Carragher i cili e kritikoi ditë më parë për sjellje jo të përshtatshme gjatë derbit “Merseyside”.

I vrullshëm ka qenë reagimi i sulmuesit, duke i thënë legjendës së “Të Kuqve” që ta pastrojë gojën para se të flasë për të.

“Carragher, pastroje gojën para se të flasësh për mua dhe për Evertonin. Unë nuk kam fare respekt për ty”, ka thënë braziliani përmes një shkrimi në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët ushtarakë ukrainas thonë se 12 persona u vranë në…