
Rid Berisha: Mohimi i të drejtave për Hashim Thaçin, njollë turpi mbi drejtësinë
18 mars 2025
| 18:25
Gazetari Rid Berisha ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, e cila ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babai të tij.
Ai e ka cilësuar këtë veprim si “pafytyrësi dhe sulm direkt mbi ADN-në e drejtësisë,” duke theksuar se reagimi ndaj kësaj situate duhet të jetë i fortë dhe jo vetëm me fjalë, por edhe me veprime institucionale.
Berisha ka shtuar se në sytë e botës së lirë po i mohohen të drejtat elementare të njeriut Hashim Thaçit, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe si një “njollë turpi mbi drejtësinë.”