Ridvan Berisha: Ku je Albin Kurti, në cilën zgafellë ke hy?! Turp!

01 nëntor 2023 | 18:14

Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar për protestën e sotme të Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ai ka shkruar në “Facebook” se tash del e flet pollavra Mimoza Kusari dhe Armend Muja, njëjtë siç bënin demagogji koti edhe me minatorët e shkretë.

“PO e REFUZOJNË këtë diskurs tuaj, edhe sot me protesta njësitë me elitare të policisë. Refuzojnë nënshtrimin ndaj fjalorit tuaj kinse po e shpëtoni Kosovën nga bankroti e në anën tjetër ju teprojnë për dy vjet 1 miliard e me shumë se 400 milion €! Sepse jeni të padijshëm, hakmarrës e arrogant!”, ka shkruar Berisha.

Ai ka parashtruar një pyetje për kryeministrin Kurti. “Ku je Albin Kurti, në cilën zgafellë ke hy?! Turp!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në vitin 1992 në Tiranë i thash Kadri Veselit: ‘Ka…