Ridvan Berisha për veriun: A duhet t’i dëgjojmë miqtë? Po!

27 qershor 2023 | 20:07

Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar në raport me zhvillimet në veri.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat e miqve.

Se a janë parimore dhe të drejta kërkesat e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës?, Berisha është përgjigjur me “Jo!”.

“Në tavolinë të bisedimeve me Serbinë fqinje, Kosova ka një milion argumente për të demonstruar obstruksionin e saj ndaj paqes. Por, për këtë natyrisht se na duhen miqtë!”, ka shkruar Ridvan Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Nuk e di vërtetë nëse paqja me Serbinë mund të ketë kuptim funksional e të mirëfilltë po pati shteti ynë dhe miqtë tanë tolerancë ndaj kujdo qoftë që kapet në vepër duke i shkelë ligjet në fuqi!
Për veriun e shtetit, për t’i hapur rrugën dialogut dhe paqes, miqtë po na kërkojnë depërshkallëzim të situatës, tri kushte që t’i plotësojë Republika e Kosovës.
A duhet t’i dëgjojmë miqtë?
Po!
A janë parimore dhe të drejta kërkesat e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës?
Jo!
Në tavolinë të bisedimeve me Serbinë fqinje, Kosova ka një milion argumente për të demonstruar obstruksionin e saj ndaj paqes. Por, për këtë natyrisht se na duhen miqtë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri, të paktën 20 persona u arrestuan dhe 1…