Ridvan Pacolli zgjedhet kryetar i degës së PDK-së në Kanada
Partia Demokratike e Kosovës tashmë po konsolidohet në çdo vend të botës ku ka shqiptarë. Përmes një kuvendi zgjedhor shembullor, Partia Demokratike e Kosovës ka formuar degën e saj edhe në Kanada.
Në prani të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili, i cili përfaqësoi edhe Komisionin për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, si dhe të një numri të madh të delegatëve pjesëmarrës, Kuvendi zgjodhi Ridvan Pacollin kryetar për degën e PDK-së në Kanada, Këshillin e Degës dhe Kryesinë.
Partia Demokratike e Kosovës tashmë do të jetë më afër mërgimtarëve tanë në Kanadanë e largët.
“Themelimi i kësaj dege shënon një momentum të ri për fuqizimin e lidhjes tonë me mërgatën e mrekullueshme në Kanada. Për PDK-në, roli dhe kontributi i mërgatës në rrugën e çlirimit dhe shtetndërtimit – ka qenë gjithmonë i shenjtë.
Prandaj, sot, ka ardhur koha që të bëhemi përsëri bashkë, që Kosovës t’ia kthejmë dinjitetin, zhvillimin dhe shpresën”, thuhet në njoftimin e PDK-së.