
Rifat Berisha publikon këngën ‘Lotët e Lokës’ (video)
26 maj 2022
| 12:23
Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e ka bërë vet Berisha, kurse orkestrimin “Rekord Studio”.
Për videon e kësaj kënge është përkujdesur “AN Production”.
Ashtu sikurse edhe projektet e reja edhe kënga “Lotët e Lokës” është mirëpritur nga publiku dhe fansat e panumërt që i ka legjenda e folklorit, Rifat Berisha, raporton “Epoka e re”.
Profesori i muzikës nëpërmjet këngës ka prekur njërën prej temave më të përhapura kohëve të fundit në Kosovë, ku prindërit po mbesin të vetëm në shtëpi dhe fëmijët e tyre po emigrojnë në kurbet.