Rifat Brahimaj shkarkohet nga detyra e drejtorit të Kardiokirurgjisë
12 janar 2023
| 10:49
ShSKUK-ja ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së drejtorit së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimajn. Ndërsa, ka theksuar se tashmë ushtrues detyre në vend të Brahimajt është caktuar Shpejtim Shurdhiqi.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj.
Ndërsa, ka bërë të ditur se ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK tashmë është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi.