Rifat Jashari, deputetëve: Të jeni të një gjuhe, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

06 mars 2023 | 13:34

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifati Jashari në seancën solemne për 25-vjetorin e “Epopesë së UÇK”-së, ka kërkuar unitet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës  në përballej me Serbinë.

Jashari ka thënë se i gjithë spektri politik duhet të jetë bashkë  në mënyrë që “të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia”.

“Duke falënderuar ShBA-në, bijat dhe bijtë tanë, ne sot kemi arrit këtu jemi të lirë që t’i qajmë hallet me njeri-tjetrin. ShBA-ja dhe shtetet mike i kemi prapë para nesh. I falënderoj nënat e dëshmorëve, veteranët, invalidët dhe të gjithë juve. Lavdi e nder të gjithë atyre që ranë. Këtu është Kuvendi që merren vendimet për të ardhmen e vendit. Ju kisha preferuar që të jeni në një anë të gjithë e që të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia”, ka thënë ai, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…