Rifat Jashari i emocionuar: Më i kënaqur s’kam qenë kurrë se kur e arritëm çlirimin e Kosovës
12 qershor 2024
| 13:25
Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, është shprehur i lumtur me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Jashari ka thënë se për këtë ditë është derdhur shumë gjak.
Ai ka thënë se më i kënaqur nuk ka qenë asnjëherë pasi ka arritur ta gëzojë çlirimin e Kosovës.
“Qysh më mirë, më i kënaqur nuk jam kanë kurrë që e arritëm edhe çlirimin e Kosovës. Është derdhur gjak, por është paguar ata gjak. Dhimbje s’ka veç krenari. Urime gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka thënë Jashari për “Ekonomia Online”.