Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, gjatë ditëve të Epopesë së UÇK-së ka mirëpritur shumë mysafirë në kullën e tij në Prekaz.
Derisa ka pritur pedagogët ushtarakë që kanë trajnuar Adem Jasharin në Shqipëri, ai ka dhënë disa detaje interesante.
Para mysafirëve, ai ka thënë se ka dhënë 56 anëtarë të familjes, por ka fituar 8 milionë shqiptarë.
“Përbesë kur vishin për ngushëllime në Mynhen atje profësorë e doktorë, shumë e shumë, edhe mu bë e tepërt. Thash o zotni, kurrkush nuk po thotë që janë pak, por i kam dhënë 56 , e i kam fitu 8 milionë shqiptarë, edhe qashtu më ka dalë.”, ka thënë Jasharaj, transmeton “Gazeta 10”.