Rifat Jashari uron Ramush Haradinajn për ditën e çlirimit

12 qershor 2020 | 15:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se me rastin e ditës së çlirimit është uruar nga përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.

Duke e konsideruar të veçantë këtë urim, Haradinaj ka thënë se Baca Rifat është shqiptar fisnik, i cili nderon kombin, raporton “Rel”.

“Të nderuar bashkëkombës, me rastin e Ditës se Çlirimit të vendit tonë, Kosovës, kam marrë urime të shumta. Veçanërisht e falënderoj bacën Rifat Jashari, i cili edhe pse jo fizikisht, kujdeset për çdo përvjetor të na qëndrojë afër. Thirrja e tij për të uruar përvjetorin e çlirimit për mua vërtetë është e veçantë! I ndershmi din të nderojë. Baca Rifat, si shqiptar fisnik, e nderon gjithë kombin.
Heronj të Kombit, pushoni të qetë në Prekaz e çdokund në atdheun tonë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1836898483101224/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi, ka…