
Rifat Jashari, Xhelal Sveçlës në pranit të Kurtit: Sa herë kam ngu ma mirë ma ka qitë…
Pas vizitës dhe homazheve të sotme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij i bënë memorialit “Adem Jashari” në Prekaz, të gjithë bashkë shkuan në kullën e familjes Jashari.
Aty i priti Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
I ulur në krye të kullës, afër tij ishin kryeministri i Kosovës Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Këtij të fundit, vëllai i komandantit legjendar ia lëshoi disa “thumba”, pasi i erdhi rendi për ta përshëndetur.
Jashari e pyeti Sveçlën a po e ngon kënd, a veç veten.
“A po të ngo kush, a po e ngo kon a veç vete”, ishte pyetja e Rifat Jasharit drejtuar Sveçlës.
Ky i fundit shkurt i tha se po, po dëgjon. “Po ngoj”.
Menjëherë pas kësaj, Jashari ia dha edhe një mësim Sveçlës.
“Unë sa here kom ngu, gjithë ma mirë ma ka qitë”, ishin fjalët e tij drejtuar ministrit Sveçla.
Video nga minuta 2 e 20 sekonda: