Rifat Krasniqi, Basri Sallko, Hasan Rrustemi dhe Maliq Balija para prokurorit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha
(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /14/
(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)
Nuk e di nese ka marr pjesë në ndonji politik por ai e kundërshtonte okupatorin edhe për këtë shkak ka qenë i internuem ne Itali dhe si e kanë lirue kur ishte okupatori gjerman ka ardhur këtu a ne Shkodër, mua me ka pas thënë se jam kundra Jugosllavisë së vjetër dhe duhet me luftue kundra okupatorit dhe bile ka ardhë me marrëveshje dhe ka bisedue me Mehmet Hoxhën qe atëherë ndodheshe ilegal si shokët e tij nuk dij se cilet ka pas por kam pamun dhe Qazum Bllacën që shkonte nganjihere atje, ky thoshte duhet me luftue kundra okupatorit per me mujt me rregullue Kosovën. Ky ka pas folë edhe me Xhavit Nimanin, Ejup Binakun ka bisedue edhe me Sylejman Rizën e kanë qenë në rrethin e Gjakovës me gjasht-shtatë veta, për me i mbajtun ata ne mal, mund ti ket que nga ndonji herë ndihma dhe bile mua njëherë ka pas kerkue njizet napolona, dhe mund të ket kërkue dhe në vende tjera mbasi ai vet nuk kishte. Ejupi me ka thënë se bënte propagandë per mos me que vullnetar dhe Eses në Shqipëri por ka bamun ndonjë send te tillë ose jo nuk e di. Ndejtja e Ejupit në mal nuk me duket pune e mirë per pa u bashkue me radhet partizane, pse Szlejmani kur u pa me Mehmet Hoxhën dhe Xhavit Nimanin se perse nuk u bashkue nuk e di.
Nuk di a ka Ejupi shokë me veti por vetem kam parë ne rrethet e Gjakovës, me nji oficer anglez. Qazim Bllacen e njohi dhe me te e me shokë kam bisedue ke Sylejman Riza, ne shtepi. Haki Tahën nuk e di nese ka lidhje me Sylejman Rizen ose jo. Pranoj se kur Gjyqëtari Mborja me ka kerkue shenime, nuk i kam tregue dhe per kete kam gabuar, nuk është e vertet ky te me kishte thene qe te shkoi në Kukës. Nga Tirana jam kthyer në Kukës, në muajin maj dhe në atë kohë i kam que fjalë Tahirit, qe me kishte porosit me i gjetë vend, dhe i kam thanë se he per he nuk ka vend në Kukës dhe se mire je atje se kam degjuar se dhe rrogat po paguhen, kete lajm ja kam que me Hasan Remen, qe vinte nga Prizreni, dhe here te tjera Tahiri nuk i kam que ndonji fjalë. Mua në Tiranë me ka thene Mehmet Hoxha se se ishim shkarkuar nga detyra e kryetarit te këshillit të Rrethit. Unë sikur se thash Tahirit nuk i kam que fjalë tjeter veç asaj që tregova por nese do te i ketë thene fjalë te tjera Hasani ati i ka thënë vete nga goja e vet, dhe mohon ate qe ne Shqipni do te rrotullohet puna tjera. Hasani kur ishte kthyer nga Prizreni jam pa por skam biseduar me te., punë të tjera dhe se per kete punë. Mohon që Tahiri ti ket thënë per mbledhjen e shenimeve tjera. Dhe thotë se ato munt t’ja kete thënë Hasani vet. Une me Mborjen jam takue per te paren herë ketu ne Prizren i cili sikur se kam thene me ka thene se ashte fis me Agjah Libohoven ish Prokurorin e Kukësit, por me te kam biseduar dhe jo që i kam dhene ndonji shenim, dhe as nuk me ka kërkuar, por vetem me ka pyetur per vrasjen e Hoxhës, unë i kam thënë se kete mundetme i kërkue Qeverija vetë.
Basri Sallko deklaronte: Kur u pyet i pandehuri Basri Sallko rreth akuzës qe i bëhet thase une emër të fshehur nuk kam une këtu në Prizren kam ardhur teta dita përpara Ahmet Efendis dhe kur ka ardhur Ahmet Efendija, une te nesërmen jam nisur per Drenicë. Kur kam ardhur këtu jam parë me Tahir Dedën, kete e di si të partisë komuniste. Tahiri me ka pyetur kur ka ardhur dhe kështu e kemi lanë me u takue me te per te biseduar ne medrese, kur jam takue me Tahirin me ka thanë se Hasan Rustemi se po te lyp Tahiri, atje ne medrese Tahiri me ka thënë se ti duhet të vish në organizaten t’onë qe bazen e kemi me rrethin e Kukësit, dhe anglezët do të na ndihmojn por kemi lidhje me Muharrem Bajraktarin, dhe unë tue marr parasysh gjitha këto qe me tha mu mbush mendja dhe hyna në këtë punë. Ndihma më tha Tahiri se i kemi në rrethin e Kukësit dhe me ka thanë se ty ke ke me formue në Ferizaj komitet. Për Halim Spahin nuk me ka thanë gja se është ne parti ose jo. Pastaj jam takue dhe nji herë në shtëpin e një mikut te tij qe une nuk e di. Për te punue me tha perme krijue organizatë ne Ferizaj e nepër katunde dhe me pasun mbledhje ne Kaçanik e Gilan, mbasi të bajshim organizatën me u mar vesht me të malit perme mos me ba gja pa ardhur urdhëri prej Prizrenit. Ismail Goranin e njomi i cili ka punue me okupatorin dhe të tjerët qe janë ne mal posi këta janë. Qëllimi jem ka qenë per me shkue e me gjetë ata njerëz bajne të kqija ne Ferizaj e në vende të tjera mbasi kisha per qellim per me i zbulue. Une s’kam punue fare vetem se kam mare shenime e pas 10 ditëve jam arrestue tue bamun asnjë veprim. S’kam kallzue ne pushtet se kam dasht per me zbulue e me gjetë koritat e malit dhe me i zanë. Tahiri me ka thanë se Ibrahim Budakova asht korili i jem dhe ai e kishte emnin dmth. Tahiri (Une), me te malit s’kam takue se s’kam pas vakt mbasi u arrestova shpejt. Për Ahmet Efendi nune i kam thanë Tahirit qe kur te vij ky ketu bene mirë me takue me te Hasanin, Une e Tahiri kemi qenë me nji shtepi te nji akrabaje te Tahirit, une kamshkrue me nji copë leter ate qe me diktonte Tahiri e mandej mbasi u merzit Tahiri e la dhe e grisi e të nesërmen Tahiri me dha tri copa letra të cilat i kam kendue dhe i kam fshehur ne shtepi, e më vonë ja dorëzova Oznes, pa mi kerkuekur me arrestoi. Ante Vujoviqin nuk e njof, me te ne burg kam folur por jo çështje politike e të tjera qe me thoni, por per Kral Petrin mund të kemi folë, mua më kanë thënë se me Drazhista s’kemi me punue, por se si do të punofshim kete nuk e di. Instruksionet qe kam pas, i kam kënduar dhe kam dijt rendesin e tyre. Tahiri me ka thënë se mbasi te lidhem çka do të duhet ke me kerkue se kemi me ti dergje se kemi ndihmen e englezve dhe kolla Kuksit kane qitë nji bukë të madhe prej arit. Mbi pyetjen e paraqitësit mbrojtës te Ibrahim Abdylit i pandehuri tha , unë Ibrahimin nuk e kam pare fare.
Kryetari i gjyqit urdhëroi qe te behen 10 minuta pushim.
Mbas kalimit të dhjetë minutave filloi gjyqi rishtazi si më parë.
Hasan Rrustemi deklaronte: Kur u pyet i pandehuri Hasan Rrustemi rreth akuzës qe i bahet tha se: Un tjetër emër veq Hasan Rrustemi nuk kam. Unë kam qenë nëpunës i Këshillit të rrethit të retushem, unë në organizatë skam marr pjesë fare, vetem se jam takue me Basri Sallken dhe kemi qenë në shtepi t’ime i cili ka folë me Tahirin, unë kam qenë prezent dhe keto fjale i kam ndegjue dhe kam gabue qe s’kam kallxue ne pushtetin popullor. Basrin e ka ngreh Tahir Deda vetem se pjekja asht bamun ne shtepin time, mbasi unë Basrin e kam kusheri te gruas. Me Tahirin jemi takue njihere ne shtepin time. Tahiri ka thanë te flasi lirisht se Hasanin e kemi besnik, ne kete rast asht verdhe ne fytyrë. Kur kane biseduar aty Tahiri thot se, neve ketu kemi formue nji organizatë e jemi mar vesh me Rahovecino tri kater ditë, kur Basrija tha se skemi çar me ba, Tahiri i tha se kemi lidhje e marrveshtje me Shqipnin e me Kukësin e si kanë bisedue ma ne fund Tahiri i thotë Hasanit se me ne shtepin e Hasanit nuk mund të takohemi, po ashtu kanë biseduar se kanë bashkim dhe me Muharrem Bajraktarin, bile Tahiri ka thanë se si ka shkue ne rrethin e Durrësit, pra i thotë Basrisë qe duhet me formue nji organizatë te vogël edhe me u mar vesh me të arratisurit e malit e ti thoni se te mos bahet ndonji send deri sa sju vine urdhëra neve prej Shqipërisë, e juve prej nesh. Këjo natyrisht ishte kundra qeverisë të Enver Hoxhës se keto dhjetë ditë thonte Tahiri pritet të bahet atje diçka, edhe Tahiri thonte se kemi lidhje me Kukës, Kukësi me Shqipënin e Shqipnija me Barin e Italisë ku atje janë anglezët per te holla e ndihma skam ndegjue. Tahiri kallëzonte se drazhista ka shumë në mal e duhet me u marr vesh me ta te malit se dhe une i kam que fjalë se mos me u marr vesht me drazhistat, po keshtu Tahiri ka thanë edhe kete se per poste duhet të gjeni njerëz të mirë dhe në rast mungese duhet me perdor grate edhe se kur te rrotullohet puna me Shqipni atëherë do të bejm neve ndërhyrje. Basrija në shtëpin teme i ka tregue emnin e korilit Tahirit e Tahiri e ka shenje ne nji liste. Ky koril do te dergonte emnat e listat e të vrarëve per me ja paraqit Englezve kur të vijoshin këtu. Basrija kur ka ardhur ketu me ka thënë se mos mu huqë përgjegjësia e Gilanit, se Tahiri u muer vesh me hoxhët që ndodhen keru për konferencë dhe me mbetet per te formue vetem Ferizai. Për poste Tahiri se jemi në rregull e se çdo mbrëmje marrim poste.
U muer për ballafaqim Basri Sallkuja me të pandehurin Hasan Rrustemin si u pyet Basriu tha se per poste me ka thanë se vjen, per hoxhe eshte e vertet se këtij i kam thane po per poste me ka thanë se per Gilanin e Kaçanikun i kam thanë se u shkarkua e mbasi Tahiri do te merret vesh me hoxha per me formua komitet. Për parullat Tahiri ka thanë se kanë me na ardhur nga Kukësi dhe kolla Kukësit prej Muharrem Bajraktarit te cilat mendoi kishte me na i que neve. Kushdo e jepte urdhërin nuk e di, pasi e kam marr vesh ky do te epesh me anen e nji aeroplani qe do te nxirrte tym e atëherë punet ishin në rregull. Tahirit une emër të korilit nuk i kam dhanë dhe lista qe i donte kishte me mbetun ke unë.
Kur u pyet i pndehuri Hasan tha se une s’kam shkru me makin gjë, por Tahiri do ket shkru.
Maliq Balija deklaronte: Kur u pyet i pandehuri Maliq Balija rreth akuzës qe i bahet i cili tha se: Emer tjeter veç emrit të vertet Maliq Balija nuk kam. Tokë e gje në Rahovec nuk kam e as hoxhë i atij katundi nuk jam por per çdo ditë pazari shkojë në katundin Rahovec ku blej ve e tjera mbasi une merrem me tregti. Para nji jave para se të arrestohem kam marr vesh se në Prizren ka nji komitet. Unë kam shkue nji muaj para arrestimit në Rahovec per me u pa me Kadri Minushin mbi fjalen e Tahir Dedës, e mbi fjalën e Tahirit i kam thanë atij se duhet me formue nji komitet e me mbledhë shenimet per te vramit e se dyti kur Tahiri deshte me me que unë skam shkue. Minushi me ka kallxue se ka qenë nji komitet me parë atje e me kallxoi se kam frikë se mos meret vesh. Tahir me ka pas dhanë nji leter, heren e dytë per me ja que Kadri Minushit e une i mora vesh keto punë se eshte e keqe e kam shkue dhe kjo ka qenë mrena kater ditëve te burgimit, mbasi Tahiri kur ma dha letren me tha “shife se po u mur vesh kjo punë njeni ose tjetri kete punë vrite. Une s’kam thanë gjë për çështjen e Shqipnisë, por per Jugosllavi me ka pas thanë Tahiri se në Beograd do te bahet nji kryengritjee do të rrotullohen punët. Unë s’kam marr pjesë në komitet, Kadriu me ka thanë se kur të mbajm mbledhje te jesh edhe ti, por unë nuk vajta. Sadik Peqnin e njohi edhe me te jam taku ne rrugë dhe mbasi jemi fjalos me ka thanë se ka qenë ke Tahiri bashk me Qamil Eminin dhe nuk kanë pranuar se i ka ngarkue Tahiri. Tahiri me ka thanë se neve ne Shqipni kemi nji gjyqëtar qe majm korrespodencë dhe ky gjyqëtar ka kohë qe ka qenë këtu. Kadri Minushi me ka pas thanë se Ahmet Dërguti ka dasht me e vra Nikolla Vidaqiqin për hakmarrje, por na nuk e kemi lanë. Dergutit iu ka pas vra nji vëlla me ardhjen e partizanëve. Veç Tahirit me mue ska pas lidhje tjetër kush. Emnat e fsheht qe ka pas Kadrija e Tahiri e të tjerët nuk i di. Unë kurr ndonjëherë s’kam qenë marr me politik, dhe për këtë nuk kam lajmrue Qeverin dhe kete e ndiej si gabim. Për nji punë të ballistave qe kam pas marr vesh, kam pas lajmrue Riza Shehdullen që ndodhet në OZN-e mbasi kisha marr vesh se ballistat janë afrue në katundin Hoqë, dhe vendin ku kanë marr bukë e drithë mbasi kamë pas frikë se mos me bahet ndonji send si u ba në Drenicë, por Rizaja nuk bani ndonji send dhe keshtu edhe për kete ky ka qenë shkaku qe nuk lajmrova se nuk do të bahesh ndonji send. Fehim Ibrahimin nuk e kam pas njoh me parë, veçse tash ne burg. Hoxhollaret kur kanë ardhur ketu per konferencë nuk jam takue me ta .(Vijon)