Rifat Krasniqi para prokurorit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha
(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /13/
(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)
Kur u pyet i pandehuri Rifat mbi akuzën qe i bahet tha se: Unë veç emrit te vertet kam edhe nji emër të fsheht “Sokrat- Skenderbeg”. Unë të pandehurit Kajtaz Ramadanin nuk i kam dhanë leter e gjë. Ju tregua letra i cili u përgjigj e tha se kjo nuk është e vërtet dhe e mohoi tue shtuar se unë vetem në Prizren kam shkrue një letër me dorë e ja kam dhënë një mikut të Kajtazit.
Si u pyet prap e pandehuri Rifat tha se: i pandehuri Kajtaz me ka thënë ne katund kur une isha tue i vur në automobil per me ardhur ne Prizren, se ky është miku i tij dhe me i ba një letër per me ja que Jusuf Bardhit, dhe une kur kam ardhur këtu ne Prizren e kam shkrue une me flamurin, e per me ba ate më ka shtyr Kajtazi, tue e thanë me i shkrue dhe ia kam dhanë atij mikut qe me prezantoi. Kur unë kam qenë tue shkue në Prizren me ndërrue të hollat ka ndodhur kjo qe ky me ka ndal tek makina dhe me ka kerkue me i shkrue ku ishte bashk me ate mikun e vet, por une nuk u ndala, ky me tha se takoj në Prizren ke kafja e Mustafa Mamushes. Ukë Sadikun e njof e me te nuk kam pas gjë dhe nuk i kamque drithë e gjë. Nuk është e vertet qe unë të kem dasht me i ardh ne ndihmë të arratisurve te malit. Nuk di nese komiteti ka que gjëra në mal. Komitetin e kemi formuar me fitua të drejtat tona me anën e qeverisë jugosllave per me na dhanë të drejtat e Flamurin tonë.
A është takua Kajtazi me Ukën unë nuk e di. Neve skemi pas qëllim për kundra shtetit as me e ndihmue shokët në mal. Mbi pyetjen e bame të pandehurve nga ana e prokurorit, mbase betimit të bamun jemi takue një herë ne teqe dhe mbas dy ditëve tek Halili ne shtepi, muajin nuk e di por kjo ka ndodhur para se shkojn delegatët në Prishtinë. Neve mbi fjalën e Ahmet Dërgutit kemi biseduar ne teqe per Komitetin Demokratik Shqiptar e me kërkue Flamurin, nëpunës shqiptarë, e me u folë gjuha shqipe dhe kemi bisedue plotë pesë orë dhe mandej në shtëpin e Halilit. I pandehuri Kajtaz si u pyet tha se Rifati ka qenë gjyqëtar, Ahmet Dërguti intendent dhe unë kryetar i Këshillit të Frontit e të tjerë kanë qenë shqiptarë. Neve kemi bamun organizata të fshehta dhe unë kam punuar që të jem Kryetar i Komitetit Demokratik dhe për këtë kam ba një gabim.
Kur u pyet Rifat Krasniqi emnat “Sokrat dhe Skenderbeg” kanë qenë të mijat, une kam qenë sekretar i komitetit komunal ne katundin Mamush deri sa jam rreshtuar, unë jam gjyqëtar dhe 25 ditë më parë se të arrestohem me ka pas thirrë Xhavit Nimani per me me dhanë punë, unë kam qenë Sekretar i Komitetit Demokratik, Kajtazi kryetar e Ahmet Dërguti arkëtar. Neve kemi bamun dy mbledhje, të parën herë kemi qenë te mbledhur në Teqe dhe të dytën në shtëpin e Dergutit. Mua me ka lajmruar herën e parë Kadri Minushi, shef i seksionit social në Rahovec se duhet te vish se kemi nji bisedim, mandej ka ardhur edhe Kajtazi ne zyrë dhe ky me ka thanë se a të ka thanë gjë Minushi, e mbasi unë i thash se ky me tha eja pra dhe ashtu kam shkue. Unë me asnjë njeri nuk kam fol për çështje politike.
Kush ishte Ekrem Hado:
Ekrem Hadon e njohi qysh nga viti 1943 i cili ka qenë si kryetar i gjyqit në Prizren në atë kohë unë kam qenë si ndihmës gjyqëtar në Rahovec, seq drejtim politik ka pas ai nuk e di, por me sa di unë ai ka qenë kundra okupatorit, si me ka thënë një herë se kemi ba keq që skeni dal në mal me kohë para se të vijoshin partizanët këtu, dhe bile kur ka shkue Lefter Kristua me shokë në mal, ai ka thanë si nuk me lajmroiti edhe mua. Në vitin 1944 jam fejue me motrën e tij, këtë ndërmjetsi na i ka bamun zonja e shtëpisë ku ai rrinte. Nuk është e vërtet qe une udhëzimet ose mbushjen e mendjes ta kem prej Ekrem Hodos. Mua nuk me ka thënë kush per me hy në në këtë punë por vetëm Kadri Minushi ma ka mbush mendjen e jo une atij. Dhe ai me ka thirr e kur kemi bisedue per punën e Shqipënisë dhe kur kemi ba betimin kemi pas nji flamurme shqipe dhe jo me yll, kemi pas për qëllim me punue per me lidh Kosovën me Shqipërin, e kjo ka pas për qëllim ilegal me u bashkue. Komiteti ka caktua detyrat, e nga komiteti se kush nuk e di por bahet une ose ose Ahmeti qe ky ka thanë se duhet me u ba edhe komitete të tjera. Për radiostacion nuk di, por Vahit Mustafa me emër të fsheht “Flamur” me ka thënë se kemi një radio në Prizren. Dhe mohon lidhjet me Shqipëni e tjera, mohon rëzimin e qeverisë shqiptare dhe marrëdhëniet e shteteve te jashtme dhe thotë se janë krejt të padrejta, mohon edhe kryengritjen kryekëput. Haxhi Fasllin nuk e njohi, Ukë Sadikun e njohi i cili ndodhet në mal, per shkak se ashtë fajtor i madh dhe me te as kam folë, por bile me te kam armiqësi dhe s’kam pas tjetër, me kanë akuzu se i kam ndihmu të arratisunit në mal, pse shprehet tue thanë kam qenë kundër atyre në mal dhe kam ndihmue LNÇ mohon lidhjet që ka pas komitetit. Nuk di për ndihmat e bame per komitetet. Komitetit ka qenë fillue ne prill kur une me 25 prill jam largue e kam heq dorë per ndihma nuk di kurrgjë, per kete them se munt ti dij arkëtari. Betimi asht bamun ne shtepin e Halil Dërgutit, i cili e ka pas per qellim me u mbajt e fshehur dhe kemi mar dhe emrat e fshehur, keta kanë qenë dhe ja me vra kend.
Betimi para shokëve
Muharrem Bajraktarin nuk e njohi. Revolverin e kemi qit përmbi flamur e musaf kur bahesh betimi per me tremb e të mos dëftejn të fshehurat dhe kush dëften ka me u vra, aty ka qenë si thash dhe kurani dhe flamuri. Ky simbol, per zotin asht per me u tremb e mos me kallxue pse revolveri ska pas qëllim tjetër, vrasje e lufta s’kemi pas qellim komiteti jonë ska pas lidhje as me Prizren por vetem kemi kujtue se do të ket ekzistue ndonji grindje. Në lidhje kemi qenë caktua une, Sheh Mujedini, Vahit Mustafa, e kemi ardh ketu ne Prizren pse Shehu tha se unë kam mik në Prizren, mbasi nuk mundem me gjetun jemi kthye pa ba mbledhje. Besoi se kjo organizat si e jona e fshehur nuk asht nga ato qe vjen ne kundërshtim me ligjet në veprim. Neve kemi pas mundesi me qenë lidhje, por mbas 20 ditëve ashtë prishur komiteti pse ky ka vazhdue afer 16 ditë. Një veper krimi te njo komiteti te mshefur si ky nuk formon krim se ska pas qëllim të keq. Me të vërtet kjo organizat ka qenë ilegale por ska pas qëllim me çduk pushtetin por me kërkue vetëm të drejtat, me gjithë që kemi pas emnin ilegal. Programi i parapar per me u lidhë me Shqipërin qe ekziston. 2. Populli te mos deshprohet per padrejtësinat që bahen, pse skemi pas flamur, kërkimin e nëpunësve shqiptar e të tjera. Organizata ilegale e formuar ska pas me veprue si intelektual me i fort aty se une une kam qen nga shokët me i mire por ashte e mundur qe Kadri Minushi e Kajtazi te me japin udhëzime mua. Sa di une e sa ka thanë Ahmet Dërguti e Kajtazi punen ma me randesi e ka pas Ahmeti per me marun emrin e zgjedhun anëtarët dhe ma i menqun se ne asht Kajtazi. Halim Spahin e njomi, vetem njihere jam takue me te kur ka qenë Kryetar i Këshillit Popullor të Prizrenit, per çështjen e një vëllait qe ka pas ushtar në Fier.
Halim Spahija deklaronte: I pandehuri Halim Spahija kur u pyet rreth akuzës tha se “ Unë emën të fshehun nuk kam, në kohën e okupacionit anmik unë skam pas pjesë në komitetin e lidhjes së dytë të Prizrenit, por jam marr me tregëti. Kam furnizue ushtar në vitin 1941, e në fillim kam pas punue me emrin e firmes VLL. Spahija në Kukës, por jo vetem e kam pas me vone dhe shokët Esad Vehbija dhe të tjerët. Me Hasan remen kemi pas ortaki ne Kukës e ka pas vue nji kapital ne doajen e Kukësit, e ky kishte te drejt sipas kapitalit ¼ e fitimit pse kishte vue kater pes herë ma pak. Nuk di mirë e ne vjetin 1927 apo 1937 nuk me kujtohet ashte bamun ortak me neve. Hasani ka pas per grue nji çiken e nji kushëriri tonë dhe me kete skemi pas havale. Per rrymen politike të tij nuk di gjo, por kur ishte ketu e kam par qe mblidhte pare per partin komuniste per sasinat nuk e di. Me mua ndonji fjalë qe ka bamun por sa herë më asht drejtue e kërkue ndihma per partin komuniste i kam dhanë. Hasani gjithnji rrinte me shok të tij si me Tahir Dedën e të asaj moshe. Kam qenë si kryetar i Këshillit të Rrethit në Prizren deri në prillin qe shkoi qe kam shkue me leje në Tiranë, e familjen e kam pas lanë këtu ku e cila edhe sot ketu ndodhet. Me gjyqëtar Mborjen jam njoftu këtu në Prizren kur se jam kthyer nga Prishtina, me të cilin me ka njoftun Tahir Deda me parë se me prezantoi me than se asht nji gjyqëtar nga Kukësi dhe se don me u taku me ju dhe kështu e ka e ka pru Tahiri në dyqan dhe mbasi eshte takue me mue me ka thanë se ishte i njofur me A jahun ish Prokuror në në Kukës, dhe ne biseduim e siper me pyeti se çka asht bamun ne Drenicë dhe unë i kam kallxue se Shaban Palluzha me do të tjerë me çeta kunder partizanve kanë fillue nji luftë dhe me tha çka po te shoh keshtu nji ftohtësi, kjo ka qenë në fund të këtij viti, unë i kam tregue se pushteti ka me hetue e mund të dihet se nga ka rrjedhe, kete qe ate dite nuk e kam pare. Ky me ka pas pyet edhe se si u ba vrasja e hoxhes dhe me ka kerkue nese do të ishte e mundur me i diftue se sa janë vrar, unë i kam thanë se keto unë nuk mund te ta nap dhe nese qeveria shqiptare mbasi me qeverin jugosllave eshte në gjendje të mirë duhet me i kërkue me anën e qeverisë mbasi ky me tha se i donte me i raportue gjendjen qeverisë shqiptare. Mbledhjet e shenimeve unë nuk i kam bamun as fjalë me te skisha me ja dhene dhe as nuk kemi mbetur me u takue me te në Kukës. Unë leje kisha kërkue në fruer e ne prill kam shkue në Tiranë dhe në mars kam ndermjetsuekur ndodhesha në Prishtinë per t’mu dhanë ;eja se në Tiranë me kishin shkrue se na kishin taksue me taksa të rendane dy dyqanet. Ne Tiranë kam qendre nji muaj e mandej kam shkue në Kukës ne kontakt kam ra me njerëzit ne Tiranë si me Mehdi Elezin nga Dibra te cilin e kam pas njofto ne Prizren e ka marr tesha ne dogaj e me ka kerkue nji pjesë tjegullash. Politikisht me te skam bisedu gjë tjetër veç se si shkoni atje. Mehdiu me pjesëtaret e familjes i kam par me petka zyrtare dhe nuk kam biseduar me te qe Enver Hoxha do te rrezohet e per Titon se nuk shkon shumë gjatë e se kane me u bamun nderime, keto nuk janë të vërteta. Hasan Rema ka qenë i burgosur prej Gestapos dhe e kanë lirue, kur e kanë burgosur kam qenë në Gjakovë dhe kur e kanë liruar jete kam qene ne Shkoder e kur e kam parë i kam fol pse në Shkoder me na thanë se e kanë rreshtue si partizan e kur u lirue ka veshur petkat e Gestapos. Hasani me Mehdi Elezin ka pas qenë njoftun per çështjen e Hasanit qe ka qenë veshur me uniforma gjermane si thashe ma sipër e kam pas ndie në Shkodër pse kishte pas ardh nji herë prej Mitrovicee shkue prap atje, te cilin kur e kam takue me ka thanë se kur e kishin lirue prej burgut eshte veshur me tesha dhe unë i kam folur se shumë keq e ka bamun por ai me tha se e kam ba vetem per me ardhe e me u pamun me familjen. Nuk e di nese ka ba ndonji sherbim okupatorit. Marrëdhëniet tregtare kam pas me te, e jo politike. Por qe ai asht veshur tregon puna se ka ba ndonji send gjermanve. Ky ka mbarue shkollen fillore, dhe nuk di se para luftes seç politik mbante e ashte inteligjent din serbisht mirë dhe italisht. Rexhep Mborjen une njihere e kam takue. Mehdija ka shkolle te nalt qe ka mesue jasht ne Itali ose në Francë. Tahir eshte burgosur pernjihere me hasanin dhe janë lirue po bashk dhe per burgimin e dytë te tij nuk di gje se nuk kam qenë këtu, kete mund ta dij Tahiri qe ka ndejt gjithnji me të qysh nga Kukësi, më i zhdervjellt është Hasani nga keta të dy dmth. Tahiri. Szlejman Rizan e kam njofto dhe e kam shoqë e ka pas nji rryme politike koftra okupatorit dhe ka ndejt ketu dhe ne Shqipëri, ka qenë para luftes ne Korqe si profesor, ky ka mbarue shkollë në Itali ose në Vjenë nuk e di ka ba nji liber mbi gjuhën shqipe. (Vijon)