“Rifat Kukaj” dhe “Armagedoni” të enjten përkujtojnë Adem Gashin
30 janar 2024
| 22:26
Të enjten, më 1 shkurt 2024, në orën 12.00, në Institutin Albanologjik në Prishtinë do të mbahet “Ora përkujtimore” në nderim të shkrimtarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Gashi, kështu kanë njoftuar organizatorët e kësaj ore, Art Club “Rifat Kukaj” dhe shtëpia botuese “Armagedoni”.
Më poshtë njoftimi i tyre pa ndërhyrje:
FTESË
Miq dhe dashamirë,
Ftoheni të merrni pjesë në “Orën përkujtimore” në nderim të shkrimtarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Gashi.
Kjo orë përkujtimore, e cila do të organizohet nga Art Club “Rifat Kukaj” dhe shtëpia botuese “Armagedoni”, do të mbahet më 1 shkurt 2024, në orën 12.00, në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Me nderime,
Art Club “Rifat Kukaj” dhe Sh. B. “Armagedoni” /Epoka e re/