Rifillimi i dialogut, Lajçaku njofton se ka përkrahjen e 27 shteteve të BE-së
Në një panel të Komitetit për Politikë dhe Siguri të BE-së është diskutuar edhe për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Pjesëmarrës ka qenë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili në llogarinë e vet në “Twitter” ka njoftuar se ka marrë përkrahjen e 27 anëtarëve të BE-së për ta drejtuar dialogun.
“Mirënjohës për mbështetjen e fortë që mora nga 27 shtetet anëtare të BE-së sot! Diskutim shumë inkurajues për mandatin tim dhe rrugën përpara”, ka shkruar ai, duke shpërndarë një postim të ambasadores austriake, Christina Kokkinakis në këtë institucion.
“Në ndërkohë në Bruksel. Një diskutim i shkëlqyeshëm me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak për rinisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar ajo.