Rifillojnë bashkëpunimin BKK-ja dhe BKSh-ja
31 janar 2025
| 07:55
Një delegacion i zyrtarëve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dje ka nisur vizitën dyditore në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë (BKSh).
Në ditën e parë të vizitës zyrtare, zv/drejtorja e BKSh-së, znj. Majlinda Toçi, mikpriti delegacionin e BKK-së, i përbërë nga Tefik Mehmeti, Lavdie Mani dhe Venera Nitaj, në ambientet e Qendrës “Sotir Kolea”.
“Kolegët nga Kosova u njohën nga afër me koleksionet e vyera të të gjitha sallave, si dhe me Qendrën e Restaurimit të Koleksioneve Bibliotekare.
Vizita zyrtare 2-ditore ka për qëllim shkëmbimin e informacionit bibliografik dhe njohjen nga afër të proceseve të përbashkëta të punës me karakter bibliotekonomik”, ka njoftuar BKSh.